Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale, humanistin e njohur shqiptar Turan Rusi, që jeton dhe vepron në SHBA.
Thaçi ka bërë të ditur se Turan Rusi është një prej bashkatdhetarëve që bashkë me familjen e tij treguan dije, humanizëm, vullnet dhe guxim për të punuar pareshtur për lirinë dhe shtetin e Kosovës
“Për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, me Medalje Presidenciale sot e dekorova humanistin Turan Rusi. Ai është një prej bashkatdhetarëve të parë që emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas luftës së Dytë Botërore. Turani me djemtë e tij, Salin, Ilirin e Arbenin dhe gjithë familjen treguan dije, humanizëm, vullnet dhe guxim për të punuar pareshtur për lirinë dhe shtetin e Kosovës”, theksoi Thaçi përmes një postimi në Facebook.