Kurti e Konjufca flasin për hapjen e Qendrës së Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, bashkë me anëtarin e kryesisë dhe ish Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, zhvilluan sot bisedë me delegatë të Këshillit të Përgjithshëm të LVV në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit të VV-së, Kurti e Konjufca njoftuan delegatët për zhvillimet në Kosovë, e pastaj u diskutua për situatën aktuale politike në Maqedoni të Veriut, dhe mundësitë e sfidat e iniciativës së LVV për Qendrën e re të VETËVENDOSJE!-s atje.

“Në këtë kohë pandemie kur lëvizjet fizike janë të kufizuara e tubimet publike të pamundësuara, përmes komunikimit dhe bashkëpunimit online po e tretim distancën”, thuhet në njoftim.

Vetëvendosje thekson se takimi u realizua në kuadër të shënimit të 108 vjetorit të Hasan Prishtinës në Shkup dhe 19 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu