Lideri Ali Ahmeti është pyetur nëse do të bëhet president i Maqedonisë dhe si figurë unifikuese e faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
“Unë të gjithë i kam lutur që të bashkohen, kam biseduar me të gjithë, me të gjitha subjektet politike që i kemi, sepse ne humbim vota.
U kam thënë bëhuni bashkë, bëhuni kundër BDl-së me qëllim që të ndërtojmë një opozitë të shëndosh dhe do të ishim më të rëndësishëm dhe më të përfillshim dhe nga komuniteti ndërkombëtar”, është shprehur Ahmeti.
Me zemër të plasur e ka thënë Faik Konica: Më lehtë i bënë bashkë një thes me morra se sa disa shqiptar.
Kështu ka deklaruar kryetari, Ali Ahmeti në emisionin SPOTLIGHT me Alban Dudushin në Vizion Plus.
Ahmeti ka thënë se në një takim me një profesor të huaj, i cili po kishte zhvilluar një intervistë hulumtuese në Ahmetin, ai i ka parashikuar se unë do të bëhem president në vitin 2022.