Cakaj në aksion diplomatik për shqetësimet e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj është nisur sot për një udhëtim zyrtar, të cilin ai e ka quajtur “aksion diplomatik”.

Me anë të një postimi në Twitter, Cakaj ka thënë se ky aksion do t’i jap zë shqetësimeve të shqiptarëve të Luginës.

Çështjet që pritet të diskutohen do të jenë çështjet për fshirjen e qëllimshme të adresave dhe jo vetëm.

“Rrugës për në aksion diplomatik për t’iu dhënë zë shqetësimeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për çështjen e fshirjes së qëllimshme të adresave dhe jo vetëm”, ka shkruar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu