Shqiptarët janë të padëshiruar për Entin Shtetëror të Statistikave. Dyert e këtij institucioni shtetëror mbeten të mbyllura për shqiptarët. Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe thotë shqiptarët nuk kanë dilema për procesin e regjistrimit që do mbahet në fillim të vitit të ardhshëm, njofton agjencia e lajmeve INA.
“Regjistrimi do e zhvillon Enti Shtetëror i Statistikave. Me ligj ky institucion e ka përgjegjësinë e plotë. Por ne kemi dilema për këtë proces sepse prej 9 sektorëve në këtë institucion nuk kemi asnjë udhëheqës shqiptarë dhe prej 39 njësive nuk e kemi asnjë udhëheqës shqiptarë. Prandaj këto janë dilema dhe nuk kemi besueshmëri”, deklaroi deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe.
Partitë politike shqiptare konsiderojnë se regjistrimi i popullsisë në asnjë mënyrë nuk paraqet vetëm një proces të thjeshtë statistikor, por ky operacion është dhe politik sepse pikërisht përqindja e përkatësisë etnike ndërlidhet me realizmin e shumë të drejtave të shqiptarëve që burojnë nga marrëveshja e Ohrit.
Ndryshe, regjistrimi i Popullsisë në Maqedoni për herë të fundit është realizuar para 18 viteve . Institucionet e ndryshme kanë theksuar se mungesa e regjistrimit të popullatës u shkakton probleme të shumta gjatë planifikimit të politikave ekonomike, arsimore, sociale.
Mungesa e regjistrimit të popullatës ka nxjerr shumë anomali dhe në listën zgjedhore.
Partitë politike shqiptare, veçmas ata në opozitë, thonë se pa një përfaqësim të drejtë dhe adekuat në pozitat drejtuese të Entit Shtetëror të Statistikave, regjistrimi i popullsisë nuk mund të jetë Ii besueshëm.