Dasëm brenda shtëpisë së BBV? Banorët organizojnë ceremoninë për Kiarën dhe Luizin, Tea i habit të gjithë me deklaratën: Unë do shkoj si dashnorja

Big Brother i ka dhënë detyrë banorëve të organizojnë ditën e sotme një dasmë brenda shtëpisë. Banorët vendosën njëzëri që çifti të ishin Kiara dhe Luizi edhe për shkak të afrimitetit mes tyre, ndërkohë që banorët e tjerë duhet të ndanin rolet në raport me dyshen.

Tea e cila ka shfaqur pëlqim me Luizin u caktua të ishte motra e Kiarës, Por duket se roli nuk i ka pëlqyer edhe aq shumë ish konkurrentes së Përputhen.

Teksa fliste me Nitën dhe Diolën në dhomën e gjumit, ajo u tregoi vajzave planin e saj për të shkuar në dasmë si dashnorja.

“Sapo më lindi një ide e keqe. Super skenë. Kemi dasmë sot apo jo? Të bëhem unë dashnorja. Duan lojë, të bëj lojë edhe unë”, deklaroi Tea.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu