Përmbyset autobusi në Bodrum, 8 persona humbin jetën, ka dhe 35 të plagosur

Aksident i rëndë në Turqi. Një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe u përmbys në anë të saj. Autobusi po udhëtonte nga Dijarbakır në drejtim të Bodrumit kur shoferi ka humbur kontrollin mbi mjetin që u përmbys në kryqëzimin Karabedir.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën 8 pasagjerë, ndërsa janë plagosur 35 të tjerë. Të plagosurit u dërguan në spitale të ndryshme në Afyonkarahisar dhe Isparta të Turqisë për mjekim të specializuar.

Në vendngjarje shkuan një numër i madh autoambulancash, zjarrfikëse, AFAD dhe policia.

Policia tha se po punohet për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu