Vapa ‘torturon’ ariun, kridhet në det së bashku me pushuesit (VIDEO)

Pushuesit në Florida ‘mirëpritën’ mes tyre një turist të pazakontë: një ari. Ariu po pllaquritej në një plazh të Floridës veriperëndimore përpara se t’i drejtohej bregut. “Po e shihnim prej disa minutash teksa afrohej. Pjesa më e madhe e njerëzve s’e kishin kuptuar që ishte ari”, tha një pushues për “CNN”.

Një burrë ishte vetëm pak hapa larg ariut i cili nisi të notonte dhe të shkundte gëzofin. Në videon e publikuar, dëgjohet një fëmijë që jep alarmin teksa ariu vrapon drejt rërës.

“Turma u shokua”, vijon pushuesi.

Ariu pluskon mbi ujë duke iu drejtuar ngadalë bregut të mbushur me çadra ku ndodheshin pushuesit. Një grua deklaroi se ariu doli në breg dhe më pas ia mbathi.

Është e paqartë se prej nga erdhi ariu apo vendndodhja e tij aktuale./tvklan.al

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu