Kjo është familja pejane që humbën nënën me djalin 5 vjeçar nga vërshimet

Vërshimet si pasojë e shiut të madh ishin tragjike për qytetin e Pejës. Gjithë vendi u trondit për vdekjen e një nëne dhe fëmijës të saj 5-vjeçar.

Fillimisht u konfirmua se vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur. Por tragjedia u thellua, kur Policia njoftoi se edhe gruaja u gjet e vdekur.

Media mëson se dy viktimat që humbën jetën ishin nga familja Ademaj, që jeton në lagjen “Asllan Qeshme”, vdekjen e të cilëve e konfirmoi nga ekipi mjekësor.

Fëmija 5-vjeçar u dërgua në spital pa shenja jete, ku prej atje Policia u njoftua për vdekjen e tij, teksa vazhdonin kërkimet për nënën e tij që u zhduk.

Fatkeqësisht, pas disa orësh, njësitet e angazhuara për kërkimin e saj njoftuan se viktima u gjet pa shenja jete, rreth orës 01:20.

Ndërkohë, ka reaguar edhe kryetari i komunës, Gazmend Muhaxheri, i cili u shpreh i tronditur dhe ka ngushëlluar familjarët e viktimave, teksa ka thënë se ekipet e komunës janë në terren. /Bota Sot


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu