Myslimanët festojnë Kurban Bajramin, Shaqiri: Gëzimi i dyfishtë, mbi 1 milion haxhilerë po e kryejnë haxhin

Besimtarë myslimanë të të gjitha grupmoshave, herët në mëngjes mbushën xhamitë për të falur namazin e Kurban Bajramit.

Manifestimi Qendror u mbajt në xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup dhe filloi me leximin e Kuranit.

Pas faljes së namazit, myslimanët uruan njëri-tjetrin për shëndet e begati.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, uroi besimtarët, duke rikujtuar se kjo festë simbolizon solidaritetin, sakrificën dhe ndihmën e ndërsjellë. Ndër mesazhet që tha ishte edhe mesazhi për parandalimin e migracionit dhe mbrojtjes së familjes.

“Të gjithë ne jemi krijesa të Krijuesit tonë, të gjithë jemi të një babai dhe nëne. Sot edhe më tepër kemi nevojë për besim të sinqertë dhe të pastër në Allahun fuqiplotë, i cili do të na bashkojë rreth një origjine dhe kuptim të përbashkët të shoqërisë njerëzore. Kjo festë e madhe na nxit neve qe në veprimtarinë tonë përparësi t’i japim bashkëpunimit me njëri-tjetrin dhe zgjidhjes së sfidave që i sjell koha.”- deklaroi Reisul Ulema H. HFZ. Shaqir EF. Fetai – kryetar i BFI-SË.

Kurban Bajrami është festa e sakrificës, më e rëndësishmja në islam. Bie në ditën e dhjetë të muajit hënor Dhul-Hixhe, ndërlidhet me kryerjen e kushtit të pestë të islamit, kryerjen e haxhit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu