Moderator i emisionit Kojshia Show, Sadri Imeri e analisti Fatmir Sheholli, së fundmi kanë realizuar një skeç humoristik për negociatat Kosovë-Serbi, ku kanë interpretuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq.
Në këtë skeç zhvillohet një debat i ashpër mes dy liderëve, duke krijuar kështu situata tejet komike.
Ngjarja është improvizuar se ka ndodhur në Bruksel, ku pos humorit, nuk kanë munguar shprehjet satirike.
Për më shumë, shikoni videon e më poshtme:










