Krasniqi: Kurti po e vendos Kosovën në hartë me vendet e sanksionuara si Rusia, Bjellorusia, Moldavia e Republika Srpska

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi përmes një shkrimi nw Facebook ka deklaruar se Kurti me politikën e tij po i sjell Kosovës sanskione nga aleatet duke e vënë në hartë me vende të sanksionuara si Rusia, Bjellorusia, Moldavia e Republika Srspka në Bosnje dhe Hercegovinë.

Krasniqi shtoi se përpos izolimit nga jashtë, po e keqeverisë nga brenda, duke e vështirësuar mirëqenien dhe jetën e qytetarëve.

“Pas përjashtimit të Ushtrisë së Kosovës nga stërvitja e NATO-s, “Defender Europe 23”, tani edhe Bashkimi Evropian ka konfirmuar një sërë sanksionesh për vendin tonë, si pasojë e një qeverie aventuriere, e cila ka zgjedhur konfrontimin me aleatë, pas dështimit në çdo sektor përmes qeverisjes jokompetente.Me veprimet e tij, ky kryeministër i papërgjegjshëm po e vendosë Kosovën në hartën e vendeve të sanksionuara ku, nga Evropa, bëjnë pjesë vetëm Rusia, Bjellorusia, Moldavia e Republika Srpska” – ka shkruar Krasniqi nw Facebook.

i përmendi edhe sfidat që kaloi Kosova për ndërtim të institucioneve të cilat u bënë në koordinim me aleatët, në krye me SHBA-të.

Tash e mbi dy vjet të qeverisjes nga Albin Kurti, përveç stagnimit e degradimit në çdo sferë të jetës, Kosova po përjeton edhe sanksione nga miqtë e saj”- shtoi me tej Krasniqi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu