Marka e makinave luksoze Lamborghini ka bashkëpunuar me kompaninë e pasurive të paluajtshme Dar Global për të ndërtuar 53 vila luksoze në Costa de Sol, Spanjë, të frymëzuara nga dizajni i makinave super sportive të Lamborghini.
Projekti, i quajtur Tierra Viva, synon të ndjekë suksesin e një sipërmarrjeje të ngjashme në Dubai, e cila u shit që para se të ndërtohej.
Vilat, të vendosura pranë fshatit Behanavis, do të ofrojnë pamje panoramike të Detit Mesdhe, do të shfaqin dizajne minimaliste me elementë që pasqyrojnë stilin e Lamborghini dhe vijnë në tre kategori: Diamant, Zafir dhe Smerald.
Çmimi nuk është bërë i ditur, por projekti vlerësohet të kushtojë 310 milionë dollarë dhe pritet të përfundojë deri në vitin 2027.










