Franca për këtë musliman: Jepini një medalje nderi

E gjithë Franca e admiron të riun mysliman Ezzedine Hamdi, i cili shpëtoi 17 persona, duke përfshirë një foshnjë, të bllokuar në zjarr.

Sipas France Bleu, një zjarr ka rënë dje në katin e sipërm të një pallati dykatësh në qytetin Romans-sur-Isere.

Ezzedin Hamdi, i cili punon si bukëpjekës pranë ndërtesës, shpëtoi 17 persona. Pavarësisht flakëve, ky i ri trim ka hyrë me ndihmën e një shkalle nga dritarja dhe ka shpëtuar njerëzit.

Shumë në Francë në rrjetet sociale e admirojnë veprimin e shpejtë dhe të guximshëm të këtij të riu. Shumë përdorues të Twitter besojnë se Ezzedin-it duhet t’i jepet Medalja e Nderit për heroizmin e tij.

Baptiste Davis, një nga zjarrfikësit, tha më vonë se flakët në ndërtesë arritën një lartësi prej pesë deri në gjashtë metra.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu