Drejtori i Qendrës për Hulumtime të Politikave të Aplikuara, Werner Weidenfeld, ka paralajmëruar për rinisjen e “konflikteve më të mëdha të mundshme” Ballkan dhe më gjerë.
Weidenfeld ka thënë që Europa duhet t’i tërheqë vërejtjen Serbisë për provokimet ndaj Kosovës nëse do që të antarësohet në BE.
“Nëse BE-ja nuk e ka kuptuar këtë fakt ende dhe nuk reagon me më tepër vendosmëri ndaj serbëve, atëherë për shkak të këtyre mosmarrëveshjeve të vogla në Ballkan mund të shpërthejë një luftë e re”, ka thënë eskperti gjerman.
Për ta frenuar “këtë kërcënim real të luftës”, ka disa mënyra, ka thënë ai.
BE-ja duhet që të ushtrojë “presion konkret” ndaj Beogradit, gjë e cila përfshin edhe ndalimin e menjëherëshëm të fondeve të BE-së nëse Serbia nuk e kontrollon sjelljen e saj ndaj Kosovës.
Edhe pse tani më shumë se 100 vende e kanë njohur Kosovën si shtet Beogradi e konsideron ish-krahinën si të veten gjë kjo e cila edhe po i shkakton këto mosmarrëveshje territoriale sidomos në veri të vendit, raporton “Focus Online”. /albeu.com/