Edita Tahiri: Rugova ishte kundër këmbimit të territoreve (VIDEO)

Ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë qenë kundër opsionit për këmbim territoresh, sepse që të dyja territoret janë toka shqiptare.

Kështu thotë për TribunaChannel, Edita Tahiri, si njëra prej udhëheqësve kryesore të LDK-së në periudhën e okupimit.

Edita Tahiri, njëherit edhe Ministre për Dialog thotë se Presidenti Rugova dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë pasur projekt të qartë kombëtar dhe shtetëror në kohën e luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kur LDK ishte një lëvizje gjithëpopullore për pavarësi me legjitimitet të plotë dhe me organe udhëheqëse të zgjedhura në mënyrë demokratike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu