Cipras “benzinë zjarrit”: Refuzon Turqinë për “puçistët”

Greqia ka refuzuar kërkesën e Turqisë për ekstradimin e 8 ushtarakëve turq që u arratisën nga vendi pas grushtit të shtetit.

Gjykata Supreme e Athinës ka vendosur mosekstradimin e tyre pasi në Turqi mungojnë garancitë e nevojshme për një proces të drejtë.

Tetë ushtarakët që kanë kërkuar azil politik në Greqi mohojnë çdo përfshirje në grushtin e dështuar të shtetit.

Gjykata Superme greke ka urdhëruar më pas lirimin e menjëhershëm të tyre.

Në Turqi sigurisht që nuk janë aspak të kënaqur me këtë vendim, pavarësisht se nuk ka ardhur ende një reagim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu