Dramë në Reçicë të Vogël. Ahmeti prezanton Marrëveshjen, Talati kryeparlamentar

Gjatë ditës së premte, në mbledhjen e kryesisë së BDI-së Ali Ahmeti do të propozoj që partia të hyj në koalicion me VMRO-DMPNE-në. Marrëveshja parasheh që kryeministër i vendit të jetë ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Popovski. Ndërsa, pjesë e kabinetit qeveritar nuk do të jetë Nikolla Gruevski dhe anëtarë tjerë të partisë që po hetohen nga Prokuroria Speciale.

Sipas marrëveshjes, e cila tashmë është arritur, kryetar i Parlamentit do të jetë Talat Xhaferi, ndërsa gjithashtu kjo parti do të drejtoj edhe ministri të rëndësishme. Marrëveshja parasheh edhe realizimin e platformës shqiptare, me disa kompromise dhe lëshime të vogla. Gjatë ditës së nesërme në Recicë të Tetovës do të zhvillohet një dramë e vërtetë. Disa prej nënkryetarëve tani më janë deklaruar se nuk hyjnë me asnjë cmim në një koalicion me partinë e Gruevskit. Gjithashtu anëtarësia e gjerë përmes një ankete është shprehur kundër koalicionit me VMRO-DPMNE. Epilogu i kësaj drame do të merret vesh nesër, do të shohim nëse Ahmeti me kllapën e tij do të vendosë fatin e qeverisë së ardhshme. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu