Sot është mbajtur mbledhja e parë konstituive e këshillit të ri komunal të Sarajit në prani të kryetarit të Komunës, Muhamet Elmazi, transmeton InfoShqip.com
Postimi i plotë:
“Sot u mbajt mbledhja e parë konstituive e Këshillit të ri komunal
Në prani të kryetarit të komunës z. Muhamet Elmazi dhe këshilltarëve komunal, kryetar i këshillit komunal u zgjodh z. Ilas Veseli.
Anëtarëve të ri ju urojmë suksese dhe shpresojmë që në këtë frymë bashkëpunimi të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim përmirësimin e jetës së banorëve dhe zhvillimin e komunës në përgjithësi.”, shkruhet në faqen zyrtare të Komunës në rrjetin social Facebook./InfoShqip.com/










