A do të ketë funksion të ri për Orhan Murtezanin? Ja çfarë thotë kryeministri Mickoski

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nuk është folur për funksion të ri për Orhan Murtezanin, pas largimit të tij nga posti i ministritë për Çështje Evropiane, përcjell TV21. Tani për tani, me këtë mbyllet, tha Mickoski për rikonstruktimin e paralajmëruar të qeverisë, respektivisht se Bekim Sali do të jetë ministër për Çështje Evropiane dhe zëvendëskryeministër, ndërsa Muhamed Hoxha ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

“Nuk kemi biseduar për emërimin e radhës të z.Orhan Murtezanit. Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur nga ajo që deri tani ka punuar. Pres që edhe më tej të vazhdojë bashkëpunimi ynë në vend tjetër, por tani kemi prioritete të tjera në këtë periudhë. E dini, diku mes 17-18 të këtij muaji është Samiti Ballkani Perëndimor-BE, kështu që kemi prioritete të tjera në rend të ditës, jemi të fokusuar në këtë. . Cilat janë pritjet nga ministrat e rinj? Të punojnë, të punojnë të përkushtuar me ndershmëri dhe për interesin e qytetarëve”, tha Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu