Nëndetësja turke mbërrin në Shqipëri, panik në Athinë nga frika e fuqizimit të Shqipërisë dhe Turqisë

Menjëherë pas mbërritjes në Shqipëri të nëndetëses turke, kanë reaguar mediat greke duke e quajtur këtë një provokim dhe një shqetësim të Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Gjatë një shkrimi të publikuar thuhet qartë se nëndetësja turke shkon në Shqipëri për përforcime ndaj Greqisë. “Zhvillime të shpejta kemi ndërmjet Greko-Turqisë, sepse çuditërisht nëndetësja turke TCG I.INONU mbërriti në bazën turke të nëndetëseve në Pashaliman të Shqipërisë, zyrtarisht për vizitë tre ditore, por jozyrtarisht për përforcime ndaj vendit tonë.

Sipas informacioneve, Edi Rama dhe Rexhep Taip Erdogan ranë dakord për ndërtimin e aeroporteve të Shqipërinë e Jugut(Vorio Epir) në Sarandë, Vlorë, Gjirokastër dhe në Korçë si edhe zhvendosjen e forcave turke në aeroportin e Gjadrit dhe në Kuçovë, atëherë kur kërkohet.

Prezenca e nëndetëseve turke rivërteton marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, duke i dhënë rëndësi edhe bashkëpunimit ndërmjet forcave të armatosura të dy palëve, kundër Greqisë sonë”, thuhet në mediat greke.

Sipas medieve greke, ky veprim bëhet në një kohë krize për Greqinë dhe këtë gjë Edi Rama do e përdori për një afrim me Turqinë, duke luajtur kartën e çështjes çame në marrëdhëniet Greko-Shqiptare.

“Prezenca e nëndetëses turke u parashikua pikërisht në të njëjtën periudhë ku në Jug të Korfuzit filluan për llogari të Greqisë shpimet sizmike për gjetjen e hidrokarbureve të cilat japin shpresa të mëdha, të ngjashme me ato të kërkimeve madhore të bëra në Zor të Egjiptit.

Ndaj kërcënimit të distancimin të madh të vendit tonë, i cili gjendet në vështirësi për shkak të krizës ekonomike dhe emigracionit, vendet fqinje duan të imponojnë axhendën e tyre, duke parë që Greqia dhe në politikën e jashtme është e gatshme të pagëzojë “mish dhe peshk” për të vetmen arsye që t’i shmanget konflikteve të reja me aleatët dhe huadhënësit.

Duke pasur parasysh këtë dobësi, si dhe nxitja e fortë që ka Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Ankaraja, Tirana do të ndez çështjen e paekzistueshme çame dhe të thellojë marrëdhëniet e saj dhe ushtarake edhe më shumë me Turqinë”, deklarojnë mediat greke.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu