Lidhja Demokratike në mënyrë të ashpër e dënon sulmin dhe dhunën ndaj zyrtarëve më të lartë të Shtëpisë ligjvënëse, Kuvendit të Maqedonisë.
LD insiston politikën që të ketë drejtësi penale dhe përgjegjës për organizatorët, pjesëmarrësit e dhunshëm në këtë ngjarje të përgjakshme.
Sulmi i dhunshëm është paraprakisht skenar i përgatitur dhe me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të udhëheqësve të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Nga partia shtojnë se në këto momente kritike për shtetin, duhet qetësi dhe stabilitet, presim te liderët e partive të mbizotëroj ndjenja e përgjegjësisë dhe në mënyrë aktive të qetësojnë gjendjen, thonë nga LD ndër të tjera.










