Ja plani i Hojt Ji, sot me Talat Xhaferin e Gjorgje Ivanovin

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan Hojt Ji sot në ditën e dytë të qëndrimit në Shkup do të takohet me kryetarin e ri të Parlamentit, Talat Xhaferi, presidentin Gjorgje Ivanov dhe me liderët e VMRO-DPMNE dhe LSDM, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev. Në fokus të takimti do të jetë tejkalimi i krizës politike. Një muaj më parë Hojt Ji kishte porositur Ivanovin që ti jap mandatin Zaevit për formimin e Qeverisë. Hojt Ji dje ishte takuar me liderët e partive shqiptare. Burime jozyrtare nga partitë politike thonë se janë optimistë se ndikimi amerikan do të hap rrugën e zgjidhjes së krizës së rënduar, pas incidentit të 27 prillit në Kuvend./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu