Anëtari i kryesisë qëndrore të lëvizjes BESA Xhemail Çupi, me një reagim të tij të fundit në facebook i ka dhënë dritë jeshile koalicionit mes Besës dhe Lr-Pdsh-së për zgjedhjet lokale në qytetin e Dibrës, shkruan InfoShqip.
Pa marë parasysh se si do funksionojë gara në qytetet tjera mes këtyre dy subjekteve politike, Çupi shprehet se në Dibër ky koalicion është më i natyrshmi dhe më i mundshmi.
Burime të sigurta të InfoShqip njoftojnë se është zhvilluar një takim jo-formal mes krerëve lokal të këtyre dy subjekteve në Dibër por akoma nuk dihen përfundimet dhe konkluzionet që kanë dalë nga ky takim./InfoShqip.com