A do të mbeten shkupjanët pa ngrohje qendrore?

BEG, ndërmarrja përgjegjëse për furnizim me ngrohjen qendrore të qytetarëve të Shkupit, ka kërkuar nga Qeveria që të të marrë nën përgjegjësi furnizimin me ngrohje.

E pyetur në ClickPlus në TV21, se a do të mbeten shkupjanët pa ngrohje nëse Qeveria nuk pranon atë çfarë kërkon BEG, e para e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska deklaroi:

“Kjo është përgjegjësi e Qeverisë. Ajo (Qeveria), madje, është dashur tashmë shumë kohë më parë të ketë strategji për këtë”.

“Dihet kush është fajtor. Nuk është lojë. Dihet kush ka forcë dhe mjete dhe kush mund ta zgjidh këtë problem”, tha më tej.

Shtoi se masat duhet të sillen nga Qeveria, ndërkaq jo nga Qyteti i Shkupit dhe komunat e Shkupit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu