A është i birësuar Fevziu, gazetari i njohur nuk e fsheh më të vërtetën lidhur me familjen e tij

Pavarësisht se është një prej figurave më të njohura të gazetarisë shqiptare, pak gjëra dimë për jetën private dhe të shkuarën e Blendi Fevziut. Moderatori, i cili prej 20 vitesh idrejton emisionin e suksesshëm “Opinion” , mban një profil modest lidhur me publikimin e detajeve për jetën e tij familjare, edhe pse për të është folur e vazhdon të flitet gjatë. Ishte viti 20111, kun ë shumë prej mediave më të rëndësishme në vend filloi të përflitej për familjen e tij dhe mbi mundësinë që Fevziu të ishte fëmijë i birësuar.

Deri më tani Blendi ka zgjedhur të heshtë rreth kësaj teme, por vetëm ditën e djeshme ai ka rrëfyer çdo gjë. I ftuar në ‘’Mos i fol shoferit’’, ai ka pranuar përpara Rudina Dembacajt dhe teleshikuesve si qëndron e vërteta e familjes së tij. “Jo s’është fare e vërtetë, s’ka lidhje. Në shtëpinë ku ne rrinim, kishim një dhomë tepër, që ja kishim dhënë një qiraxhiu. Pas dy vitesh pasi u largua qiraxhiu i parë, dikush u kujtua që ne kishim tepër një dhomë dhe donin të na sillnin një tjetër. Kështu që unë u mora në përkujdesje nga daja i mamit, që jetonte po me ne, kjo ishte historia u bëmë dy kurora për të mbajtur shtëpinë. Nuk ka pasur adoptim, ndarja e kurorave për tollona dhe shtëpi ka qenë normale atë kohë.”– ka sqaruar Fevziu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu