A mundet që avioni i rri luftararak kinez FC-31 të konkurojë dhe të kërcënojë avionët amerikan F-35 dhe F-22?

Besohet se kohët e fundit Kina po bën përparim të shpejtë me avionin luftarak me dy motorë FC-31, i cili do të jetë në gjendje të ngrihet nga aeroplanmbajtëset si një konkurrent i avionit amerikan F-35B, transmeton InfoShqip.

Si një platformë e gjeneratës së pestë, me karakteristika “spiunimi” dhe i pa kapshëm nga radarët, të afta për t’iu kundërvënë avionëve amerikanë F-35B, avioni i ri luftarak FC-31 do të përfaqësojë një aftësi të paprecedentë sulmuese detare i nevojshëm për flotën kineze që është në rritje.

Sigurisht, çdo projeksion i fuqisë detare i ngjashëm me F-35B përbën një kërcënim të rëndësishëm për Marinën Amerikane, megjithëse nuk duket aspak e qartë nëse avioni i ri kinez është në ndonjë mënyrë i krahasueshëm me avionin kuftarak amerikan F-35 për sa i përket performancës.

Konfigurimi i jashtëm i FC-31 të kujton në modelimin e avionëve amerikanë F-35 dhe F-22. Dihet që Kina vazhdimisht po përpiqet të vjedhë ose kopjojë specifikimet e platformave amerikane të armëve. Sidoqoftë, ngjashmëria e përgjithshme e jashtme në asnjë mënyrë nuk garanton që avioni është i krahasueshëm me një avion F-35 në çfarëdo kapaciteti.

Si një platformë e projektuar për të nisur nga transportuesit kinezë të avionëve, motori binjak FC-31 nuk duket se ka aftësinë e çdo lloji ngritjeje dhe uljeje vertikale, të ngjashme me F-35B.

Nëse aeroplanët amerikanë F-35B, duke u ngritur nga anijet amfibë me shumë role, sulmojnë marinën kineze ose shkojnë të mbrojnë Tajvanin, mbrojtja ajrore e Kinës mund të mos jetë në gjendje të përgjigjet ose të përshtatet me kërcënimin nëse një nga dy transportuesit e avionëve të Kinës nuk është menjëherë në dispozicion me flotën e saj luftarake, transmeton InfoShqip.

Përveç modalitetit që nuk mund të gjurmohet nga radarët, F-35 arrin epërsinë përmes përdorimit të sensorëve dhe kompjuterëve, analizës së të dhënave dhe sulmeve të armëve, të mbështetura nga softueri i përparuar. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu