Chelsea në finale të Kupës së Ligës

Chelsea e ka fituar edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Ligës së Anglisë kundër Tottenhamit dhe ka kaluar në finale. Chelsea fitoi si mysafir i Tottenhamit me rezultatin 1:0.

Me rezultat të përgjithshëm prej 3:0 nga dy duelet e luajtura, kalon në finale. Golin e fitores në ndeshjen e luajtur të mërkurën në stadiumin e Tottenhamit, e ka realizuar Anntonio Rudiger më kokë në minutën e 18-të pas asistimit të Mason Mountit. Në finale, Chelsea do ta pres fituesin e përballjes Arsenal – Liverpool.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu