Cristiano Ronaldo tha se Fabio Paim ishte një lojtar më i mirë se ai, çfarë ndodhi më pas

Cristiano Ronaldo, në vitin 2003 bënte lëvizjen më të rëndësishme në karrierën e tij, duke kaluar nga Sportingu i Lisbonës te skuadra e Manchester United.

Në fillimin e tij, Ronaldo kishte dhënë një deklaratë interesante. “Nëse mendoni se unë jam i mirë, prisni deri të shihni Fabio Paim”, kishte thënë CR7 për reporterët.

Por, kush është Fabio Paim? Cila ishte karriera e tij?

Pasi iu bashkua Sporting në moshën 6 vjeçare, Paim bëri progres të jashtëzakonshëm. Kur u bë 14 vjeç, mori vëmendjen e skuadrave si Barcelona, Real Madrid e Manchester United.

Kombëtarja e Francës po ashtu i bëri ftesë të aktivizohej me francezët. Sporting reagoi ndaj këtyre interesimeve dhe i ofroi lojtarit kontratë të vlefshme 18 mijë funte në javë, përcjell lajmi.net.

Por, lojtari zgjodhi një mënyrë tjetër për t’iu përkushtuar jetës. Ai shpenzoi në makina.

“Unë kam shpenzuar shumë para në makina. I dua makinat. Ferrari, Lamborghini, Porsche, Maserati, madje edhe Punto. Çdo veturë që mund të imagjinoni”, thoshte lojtari për Globesporte, në vitin 2017.

“Kur ke shumë para, duhet të kesh sistem mbështetës rreth vetes. Do të bëja ndryshe, nëse do të mundja. E dija çfarë bëja. Besoja se kisha më shumë talent se secili”,
shtoi ai, përcjell lajmi.net.

Paim iu bashkua Chelsea në vitin 2008. Por, aty ai thotë se ndërpreu punën e tij. “Ishte aty kur unë ndalova së stërvituri dhe ndalova së bëri punët e mia. Fillova të pija. Kisha para dhe bëja gjërat që bëja më parë. Dyert ishin hapur për mua të bëja çfarë ndjeja”, shpjegoi lojtari.

Në vitin 2020, pasi dështoi si lojtar, Paim është kthyer te Sporting, si trajner i të rinjve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu