CSKA Moska në podium për Muriqin, zbulohet oferta e kampionëve rus

Qëndrimi i Vedat Muriqit te skuadra e Lazios i ka minutat e numëruar, ku sulmuesi pritet të largohet në ndonjë skuadër tjetër gjatë merkatos së janarit.Ofertat në drejtim të Lazios për sulmuesin shqiptarë nuk po mungojnë, ku disa skuadra kanë shfaqur interesim për shërbimet e yllit të Kosovës.

Leeds United, Hull City dhe West Bromwich Albion janë vetëm disa nga skuadrat që kërkojnë transferimin e Muriqit në Angli, ndërsa Fenerbahce dhe Galatasaray në Turqi. Por së fundi në garë për sulmuesin e Lazios janë futur edhe skuadra ruse e CSKA Moska, e cila menjëherë shikohet si favorite për të siguruar shërbimet e lojtarit, ku kampionët rus kanë gati edhe ofertën për huazimin e Muriqit.

Sipas mediave italiane raportohet se 2,5 milionë euro për huazimin e Muriqit në janar dhe tetë milionë euro të tjera për ta blerë kartonin e tij në verë. Një shumë prej 10,5 milionë eurove, që deri më tani është oferta më e lartë që ka ardhur në zyrat e Lazios për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu