Debat i ashpër mes Sali Berishës dhe gazetarit: Je një qen që leh sipas programit të Novi Sadit

Është shoqëruar me debate të forta diskutimi mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe gazetarit Imer Mushkolaj, gjatë një emisioni televiziv në Kosovë.

Gazetari akuzoi Berishën për një seri ngjarjesh në Shqipëri duke e konsideruar ish-kryeministrin si vrasës dhe antiamerikanin e fundit në Shqipëri.

Berisha iu kundërpërgjigj duke e quajtur skllav, dhe një njeri që leh sipas programit të Novi Sadit.

Imer Mushkolaj: Zoti Berisha kur ju përmendni dhunën, më duket shumë ironike, sidomos janarin. Jo me 8, por me 21 janar, një dekadë më parë, kur ju ishit kryeministër janë vrarë 4 protestues në bulevard. Edhe sa her ju, zoti Berisha përmendi dhunën, është shumë tragjike për ta quajtur komike. Ju sugjeroj që fjalën dhunë mos ta merrni në gojë për shkak se ju jeni e keni përgjegjësin për vrasjen e atyre 4 protestuesve. Edhe ata ishin protestues të qetë. Edhe ata ishin protestues sikurse jeni ju. Ju duhet të jeni personi i fundit që flisni për dhunë për shkak se ju jeni përgjegjës për vrasjen e 4 njerëzve të pafajshëm. Ky është një konstatim që e dinë të gjithë shqiptarët.

Berisha: Më dëgjo të të them unë ty, se ti shkon shpesh në Novisad.

Mushkolaj: Nuk ka lidhje ku shkoj unë

Berisha: Ka lidhje, ti je një gënjeshtar i pafytyrë!

Mushkolaj: Unë shkoj në Novisad, por nuk e furnizoj makineritë si ti ato të Millosheviçit.

Berisha: Je i pafytyrë, sepse ti krahason një protestë paqësore me 21 janarin. Ti je i frymëzuar në Novisad.

Mushkolaj: Faleminderit shumë, e keni zbuluar ujin e nxehtë.

Berisha: E para, i them atij frekuentuesit të rregullt të Novisadit se ata protestues më 8 janar po shkonin në shtëpinë e tyre të mbushur me banditë. Ai gënjen, gënjen. Për sa i përket 21 janarit, duhet të jesh i verbër si ti që e quan paqësore.

Mushkolaj: Ju e keni përgjegjësinë për vrasjen e njerëzve. Ke vrarë njerëz në bulevard, pas Piramidave dhe Gërdecit.

Berisha – moderatorit: Ke sjellë një provokator nga Novisadi. Kush e ka quajtur paqësore 21 janarit përveçse një ordiner si ai.

Berisha: Se cila është përgjegjësia ime atë… Unë kam qëndruar në zyrë, i vendosur deri në fund. Por ti që i thuaj protestë paqësore asaj ku u hodhën plumba në dritaren e kryeministrit, ti nuk ke minimumin e integritetit njerëzor. Je një skllav i atyre që të japin formula për të shpërndarë nëpër studio.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu