Edhe ballinat e mediave britanike mbushen me djemtë e shqipes (FOTO)

Nuk kishte si të ishte ndryshe.

Fitorja me rezultat 1:2 në ndeshjen Serbi – Zvicër ka pushtuar ballinat e mediave të shumta, shkruan portali arbresh.info.

Kjo ka ndodhur pikërisht edhe me ato britanike. ‘The Sun’, ‘Evening Standard’, ‘The Guardian’, ‘The Telegraph’ e shumë të tjera shkruajtën për këtë rast.

Ndeshja Serbi – Zvicër kishte një rëndësi të veçantë për shqiptarët kudo, fillimisht sepse në kombëtare zvicerane luajnë katër shqiptarë, por edhe marrë parasysh historinë me serbët.

Ishin pikërisht shqiptarët ata që shënuan golat e fitores, Granit Xhaka në minutën e ’53 dhe Xherdan Shaqiri në të ’90.

E sonte Granit Xhaka shënoi dy rekorde. Ai ka prekur topin plot 101 herë në lojën kundër Serbisë, shifra më e lartë për një lojtar zviceran në një ndeshje të grupit të Kupës së Botës që nga viti 1966.

E një rekord tjetër ishte me mbiemrin e tij. Është lojtari i parë me mbiemrin që fillon me shkronjën X që shënon gol në Botëror.

Tani në grupin E në vendin e parë është Brazili me 4 pikë, aq sa ka edhe Zvicra në vendin e dytë, kurse Serbia është në të tretin me 3 pikë dhe në fund Kosta Rika me zero pikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu