Erdogan: Anëtarësimi në BE, një prioritet strategjik për Turqinë

Presidenti i Turqisë Erdogan deklaroi se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet një nga prioritetet kryesore strategjike të vendit të tij, sipas mediave turke

Lideri i Ankarasë, njëkohësisht denoncoi sabotimet nga ana e Greqisë në procesin e integrimit europian, duke i kërkuar Brukselit që të mos sarifikojë Turqinë në emër të solidaritetit me Athinën.

Erdogan më tej shtoi se pavarësisht padrejtësive me të cilat është përballur vendi i tij, anëtarësimi në BE, mbetet një objektiv i rëndësishëm, për të cilin ai pretendon se vendi është duke punuar fort, raporton abcnews.al

Deklaratat e tij u bënë gjatë një takimi me ambasadorët e vendeve të BE-së në kryeqytetin turk. Erdogan tha se shpresonte që Europa të braktisë lojërat e viteve të fundit dhe të veprojë në mënyrë më kurajoze për të zhvilluar marrëdhëniet me Turqinë.

Ai gjithashtu shtoi se Turqia gjeografikisht dhe historikisht është pjesë e Europës dhe është natyrale që të jetë anëtare e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu