Fazliu “godet” kryetarin e Kushtetueses: Në fermën e RMV-së ka edhe Stallë Kushtetuese, ku në krye të saj ri një muzat

Screenshot

Ish deputeti dhe zyrtar aktual i Lëvizjes Arbëria, Bekim Fazliu ka reaguar me ironi përmes një statusi në rrjetet sociale, duke aluduar ndaj kryetarit të Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovskin.

“Nëse do të ishte shkruar ‘Ferma e Kafshëve’ për realitetin e RMV-së, sigurisht që në fermë do të kishte edhe një stallë të veçantë, Stallën Kushtetuese. Aty, në krye të saj, do të rrinte një muzat i madh, D., i rëndë dhe solemn”, ka shkruar Fazliu.

Me këtë përshkrim ironik, Fazliu lë të kuptohet se aludimi i tij lidhet me rolin dhe qëndrimet e Kostadinovskit në krye të Gjykatës Kushtetuese.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu