“Alo ke fituar 24 milionë”, ishte kjo telefonata e papritur që mori, e cila i ndryshoi jetën.
U telefonua nga “National Lottery” në Angli, duke u shokuar nga lajmi i gëzueshëm që mori.
Amo Riselli një taksist nga Glouchester u lajmërua nëpërmjet një telefonate se kishte fituar 24 milionë sterlina në lotari, ose thënë ndryshe 27 milionë euro.
Në videon që Noa.al sjell më poshtë shihet reagimi i tij i papërmbajtshëm, ku lëshon klithma gëzimi dhe hidhet nëpër shtëpi.
Pamjet e këtij momenti po bëjnë bujë, për shkak se Riselli nuk arrin që të kontrollojë veten nga fitorja marramendëse e ditëve të fundit të dhjetorit.