Gëzuar për shtetin që vlen 11 milionë euro

Nga: Fatos Rushiti

Nga qoshi i percpecionit politik me syrin progreisist, vendi ka nevojë për një alternative të re politike, një parti e cila të merr pushtetin dhe veç tjerash duke ndërtuar substratin për një shtet ku sundon e drejta dhe demokracia, të ketë guximin t’i çojë në burg kapot e krimit dhe korrpusionit. Vetëm kështu mund t’a bindim BE-në të na merr në gjirin e saj.

Zaevi dhe Sasha festojnë Vitin e ri në shtëpi

Në prag të ndërrimit të motomotit kur duhet të rezonojmë për të arriturat e vitit që po e lëmë pas dhe dështimet në politikë e qeverisje, me theks të veçantë në taborrin politik shqiptar, lirimi i kapos së krimit dhe korrupsonit nga ana e gjykatave, ish drejtorin e shërbimit sekret Sasho Mihajlkov të vë në dilemë e madhe, do bëhet apo jo ky shtet. Ky shtet qe nde s’po dihet në është vetëm i maqedonasve apo edhe i neve shqiptarëve. Por pika që nisi kthesen për së mbrapshti ishte ikja si hajduti pas një të vjedhure koteci e ish liderit të LSDM-së Zoran Zaev nga pozita e të parit të qeverisë. Në një tejdukje politike duket sikur ikjen e tij ai e kishte paralajmëruar, kur u zotua se do të jep dorëheqje nëse partia e tij do të humb Shkupin. Por pikërisht në këtë sens pandjeshmërie në qeverisje, duke pasur moralin politik si mbulesë, përdorimi i humbjes në zgjedhje lokale për të ikur nga përgjegjëistë në qeverisje dhe ato në raport me Marrëveshjen me Bullgarinë dhe marrjen e datës për anëtarësim në BE, Zaevin e bëjnë një mashtrues dhe tregtar i nivelit më të ulët politik. Shto këtu edhe premtimet për të luftuar korrupsionin e që në fakt korrpusioni u shtua horizonatalisht pothuajse në çdo sferë në shtet dhe shoqëri, premtimet për të zbardhur rastet e dyshimta si Sopoti, Monstra, dhe raste tjera, Zaevi pra zgjodhi të ikë për të festur Vitin e ri si qytetar i lirë po njëjtë si Sasha Mihajkov për të cilin Gjykatat u mëshiruan që e dhe ky të festoj Vitin e Ri në shtëpi.

Nga ana tjetër dhjetra apo qindra qytetarë që kishin pësuar nga të bëmat e Sashës, vazhdojnë të shpresojnë se një një ditë do të bëhet mirë në Maqedoni, tashmë me emër të ri. Por lirimi Kapos së krimit dhe korrupsionit dhe ikja nga qeverisja e Zoran Zaevit, sigurisht që evidentohet negativisht në raportetet ambasadave të vendeve më të zhvilluara perëndimore.

Zaev, jo pse mendoj vetëm unë kështu, por ai duhej të rrinte në krye të Qeverisë, të ballafaqohej apo të gjente strategji të re për t’iu përgjigjur opozitës maqedonase. Gjesti tij fare normalisht nuk gjeti përkrahjen e partnerit politik BDI-së së Ali Ahmeti, ndërkaq Zaev mund të ndërtonte një ekip të ri në Qeveri përfshirë edhe BDI dhe partite tera te voga shqiptare. Në opinion gjesti i tij len të kuptohet sikur ai ka bërë pazare me ish shefat e VMRO-së që në një moment të caktuar të braktisë qeverinë në mënyrë që me zgjedhje eventuale të parakoshme me VMRO-në përsëri në pushtet ata do ta kishin më lehtë t’i mbijetonin gjyqeve nga të cilat ndiqen për krim dhe korrupsion. Këtë më shumë përforcon fakti se disa njerëz të prapaskenës e që ishin kryesorët gjatë qeverisjes VMRO- BDI, me tentimin që benë për ta rrëzuar qeverinë dhe për të krijuar një qeveri të re, duket sikur bënë një Pazar kushtimisht të ndyrë politik me Zoran Zaevin që ky të ikë, dhe LSDM të mbetet përkohësisht në pushtet dhe që më pas të vijë VMRO si triumfatore e zgjedhjeve të reja parlamentare. Në këtë mes pozicioni i partive politike shqiptare duke heshtur dhe duke i’u përgjigjur pozitivisht një loje të tillë siç bëri Alternativa duket mjaft qesharake. Nga ana tjetar Aga i politikës shqiptare në Maqedoni. Ali Ahmeti vazhdon të qeverisë i patrazuar nga opozita shqiptare tepër gjumashe.

A flitet shqip në këtë shtet?

Po të pyesësh nga këta të BDI-së do thonë që po. Por realisht përgjigja është JO. Shqipatërët e ëndërrave të mëdha për barazi kushtetuese me popullin maqedonas, mjaftohen me kockat që gjuajnë liderët politik maqedonas. Ndonëse në shikim të parë duket që BDI ka shumë pushtet por që atë pushtet e shfrytëzon në stilin ‘’Sipas BDI-së’’ , dhe ky stil reflektohet sidomos me Agjencinë për zbatimin e ligjit për gjuhët, udhëheqja e së cilës është tejet sharlateneske mos të them rrugaçëreske. Pavarësisht asaj se BDI dhe jo vetëm, investoi shumë që të sjellet ky ligj, tani duket sikur bën sehir tek shikon drejtorin e saj si krekoset duke i dhënë mirënjohje disa profesorëve universitarë dhe fare nuk bën kauzën publike për të implementuar këtë ligj kaq të rëndësishëm për shqiptarët.

BDI rri e kundron se si disa zyrtarë të lartë publik, vazhdojnë me linjat korruptive, tani me jo për të pasuruar partinë, por për të mbushur sa më shumë xhepat e tyre, të familjarëve, kusherinjëve, dajallarëve, njerëzve të mëhallave, etj. E çuditishme se si BDI dhe lideri i saj Ali Ahmeti lejon që në sektorin e sigurisë, në Punet e Brendshme, në shërbimin inteligjent, të kemi kuadro jo adekuat, shoferët e të cilëve edhe pse bëjnë skandale, ata vazhdojnë të qetë të rrinë në kolltukun e tyre duke mos e njohur dhe takuar aspak institucionin e dorëheqjes. Këtë gjendje të molepsjes në qeverisje e ndihmon fakti se lideri i parties më të madhe opozitare shqiptare që pretendon të marr pushtetin duke qëndruar në Strugën kaq provinciale e cili ende rrin në krye te partisë edhe pse humb vazhdimisht zgjedhjet. Leje që rrin, meqë rrethanorët politikë edhe mund t’a arsyetojnë të ndenjurit në krye të partisë, por është mbyllur ndaj kuadrove tjerë, thua ti se’’ baba’’ Menduh i’a ka lënë amanet se ‘’si unë duhet të sillesh edhe ti’’, duke pritur të fitojnë në fatkeqësi të BDI-së, dhe duke u frikësuar çdo ditë nda bashkëpartiakëve se do t’ia marrin partinë. Dhe hop e humb prapë edhe atë thellë zgjedhjet lokale. Pa koncept dhe vizion se çfarë është ndryshe nga BDI dhe Ali Ahmeti. Lëvizja Besa nga ana tjetër, të rrëmbyer nga fitorja në Tetovë, janë tërësissht pa takt dhe pa asnjë sens ndërtimi dhe rritje të partisë. Nga ana tjetër shumë shqiptarë mos të them me qindra, që janë aktiv në ushtrimin e profesionit dhe që kanë ndjesi për politikë, mbeten të papërfaqësuar politkisht. Kjo pasi BDI vepron sipas BDI-së, ASH sipas Selës, Alternativa sipas shoqërisë së ngushtë lokale çairase, PDSH e rënë në inerci, dhe jo asgjë, ama bash asgjë për të luftuar për barazi kushtetuese me palën maqedonase. Ose të paktën të refektojnë se çfarë duhet ndryshe dhe çfar mebti pa plotësuar nga Marrëveshja e Ohrit.

Siç po shkojnë rrjedhat politike, partitë kryesore maqedonase tani e tutje nuk do t’i bëjnë përshtypje marrja nën sqetull epartive me të vogla poitike maqedonase, por do të konkurrojnë njëra tjetrën se cila do luan si ‘’macja me miun’’ me partitë e vogla poltike shqiptare. Nga qoshi i percpecionit politik me syrin progreisist, vendi ka nevojë për një alternativë të re politike, një parti e cila të merr pushtetin dhe veç tjerash duke ndërtuar substratin për n jë shtet ku sundon e drejta dhe demokracia, të ketë guximin t’i çojë në burg kapot e krimit dhe korrpusionit. Vetëm kështu mund t’a bindim BE-në të na merr në gjirin e saj.

Pa ide dhe vision për të ardhmen!

Pandemia me Korona Virusin, vdekja e shumë personave në Spitalin e Tetovës, rasti i shpërthimit të autobusit dhe vdekja e mbi 40 shqiptarëve në Bullgari, sigurisht që vë në pah të metat e sistemit tonë qeverisjes. Lajm i mirë është se nuk do ta kemi më çdo ditë në konfernca për shtyp Venkon ‘’e shkretë’’. Reagimi i shtetit, reagimi i opozitës si dhe reagimi i drejtorit të agjencis së udhëtimit me shprehje fetare, në momentin kritik kur varroseshin viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari, flet tepër qartë, se si ai që duhet të jep përgjigje për shumë pyetje lidhur me lejimin e autobusëve për qarkullim ndërkombëtar, ai që duhet të lidhet me pranga në duar dhe ai që duhet të kritikojë dhe të protestojë por hesht apo nuk di se si felt para publikut të tronditur, çuditërisht të gjithë janë në snikroni mes vete.

Dhe asgjë më shumë, asgjë me pak se sa një mbetje të një shteti ‘’të kalbur nga brenda’’. Shteti që prêt të shkojë në BE a nuk e bën BE-në brenda siç e bënë më herët shtete baltike, Sllovenia dhe Çekia. Nga mënyra se lozën me regjistrimin e popullisë, të gjithë akterët shtetëror, dhe heshtja e opozitës po ashtu, flet se si ne jemi pa vizon për të ardhmen, pa vision se si duhet të jemi mes vete si maqedoanas dhe si shqiptarë, pa koncept dhe ide për zhvillim ekonomik, për inovacione, për progres shoqëror, për arsim cilësor, pa investime të huaja, pa ide se si të rritet buxheti, si të ndalet korrupsioni në furnizime publike, si të ndërtohohet strategji për një siguri të unifikuar shtetërore, për rritjen e pagave krahas standardit jetësor.

‘’Pa’’ dhe shumë ‘’pa’’ të tjera që shterin alternativat dhe shtojnë dëshpërimnin e qytetarëve. Ajo që përmend në filim, njeriun e madh të krimit dhe korrupsinit që lihet i lirë të festojnë Vitin e ri në shtëpi, ai pra ësht fytyra e vërtetë e Maqedonisë së Veriut. Ai është Presidenti ynë, gjykatësi e avokati ynë, hajduti dhe mirëmbajtësi ynë, ai pra është dhe shembulli se si i forti i krimit, nuk luan vetë, por ka shumë kriminelë mes tyre dhe shqiptarë, që duhet dikush t’ua tregojë derën përgjithmonë. Po kush se?!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu