“Hapni librat dhe mbyllni këmbët”: kush e tha e kujt ja tha?

Ministrja e Shëndetësisë e Afrikës së Jugut, Phophi Ramathuba është vënë nën kritika pas një vizite në një shkollë të mesme lokale.

Arsyeja për të vizituar shkollën Gwenane ishte për të ulur shkallën e shtatzënisë së vajzave adoleshente. Mirëpo, mesa duket ministrja nuk është shprehur me mjeshtëri.

“Dhe unë u them vajzave: hapni librat dhe mbyllni këmbët. Faleminderit shumë”, tha Ramathuba.

Deklarata u bë shpejt virale, veçanërisht pasi ministrja shtoi se vajzat ishin “joshur nga meshkujt e moshuar me sende luksi, si telefonat inteligjentë”, shkruan BBC.

Komentet ishin plot kritika, ndaj një përdorues i Twitter-it shkroi:

“Kjo nuk është një mënyrë e përshtatshme për të folur me fëmijët për abuzimin, seksin dhe pëlqimin.”

Fondacioni Gratë për Ndryshim shkroi:

“A e keni seriozisht? Fajësoni viktimat? Kjo është e neveritshme.”

Ministrja reagoi shpejt dhe tha për gazetën e Afrikës së Jugut TimesLIVE se deklarata e saj ishte nxjerrë jashtë kontekstit dhe se ajo nënkuptonte edhe djemtë.

“U thashë djemve që të fokusohen në arsim dhe të mos flenë me vajzat,” tha Ramathuba.

Ajo përmendi gjithashtu se si votuesit e saj e kuptuan mesazhin dhe e falënderoi atë që i quajti gjërat me “emrin e tyre të vërtetë”.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu