Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian në një postim në X si tha se në bisedimet me udhëheqësit e Rusisë dhe Pakistanit, ai përsëriti angazhimin e Teheranit për paqen në rajon.
Sipas tij, për t’i dhënë fund luftës, të cilën ai ia atribuon Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, duhet të njihen “të drejtat legjitime” të Iranit, duhet të paguhet kompensimi dhe duhet të jepen garanci të forta ndërkombëtare për të parandaluar sulme të ardhshme.
“Duke folur me udhëheqësit e Rusisë dhe Pakistanit, riafirmova angazhimin e Iranit për paqen në rajon. E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte – të ndezur nga regjimi sionist dhe SHBA-të – është njohja e të drejtave legjitime të Iranit, pagesa e dëmshpërblimeve dhe garancitë e forta ndërkombëtare kundër agresionit të ardhshëm.”










