VMRO-DPMNE-ja përmes një deklarate me shkrim, ka thënë se kreu i parlamentit Talat Xhaferi është zgjedhur në mënyrë të paligjshme, dhe se Zoran Zaevi ka vendosur ta fshehë programin dhe biografinë e kandidatëve për ministër.
“Ranë në ujë njoftimet për transparencë dhe raporti i LSDM dhe koalicioneve të partnerëve nga shumica e zgjedhur. LSDM-ja për herë të dytë redukton dhe degradon Kuvendin e Maqedonisë brenda një muaji.
LSDM-ja e ka shkelur Kushtetutën, rregulloren për punë të Kuvendit dhe Ligjin për Kuvend ku dhunshëm dhe në mënyrë ilegale ka zgjedhur Talat Xhaferin si kreun e Kuvendit”, thuhet në deklaratën e VMRO-së. /albeu










