Këto janë shenjat e padukshme që tregojnë se keni koronavirus

Kolla e vazhdueshme, e lehtë dhe temperatura mbi 37 gradë Celcius – këto janë simptomat kryesore sipas këshillave zyrtare mjekësore. Por, derisa koronavirusi vazhdon ta ketë shpërthimin epidemik kudo, pacientët britanik, siç raporton Daily Mail, kanë filluar të shfaqin simptoma të tjera, transmeton lajmi.

Gjatë javës së kaluar, gazeta britanike ka biseduar me të sëmurët si në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe në pjesën tjetër të botës për të zbuluar se si përjetohet në të vërtetë COVID-19.

Dhe, sipas tyre, simptomat mund të përfshijnë gjithçka: nga djegia e syve deri tek lodhja.

Dr Edward Wright, virolog dhe pedagog i vjetër në mikrobiologji në Universitetin e Sussex, thotë se “për secilin rast me simptomat tipike, pesë deri në dhjetë raste mund të mos zbulohen sepse simptomat e tyre mund të jenë atipike, ose ato mund të kenë asnjë”.

Lidia Puerta, një ish-studente 26-vjeçare në Kolegjin Imperial në Londër, e cila është tetë muajshe shtatzënë, e përshkroi fazën e hershme si “rraskapitëse”.

Mjekja e përgjithshme Clare Gerada, e cila testoi pozitivisht me virusin COVID-19 të premten, gjithashtu ndjeu vetëm lodhje.

“Ndjeja se diçka më ka ngelur në fyt. Përveç kësaj, isha krejtësisht në rregull”, ka thënë ajo.

Përkundër kësaj, Dr Gerada arriti ta trajtojë veten në shtëpi vetëm me paracetamol.

Një pacient 43 vjeç, i cili nuk dëshiron të identifikohet nga frika se mund të rrezikojë punën e tij, i krahasoi simptomat e tij fillestare me një regjim intensiv ushtrimesh.

“Sa herë që lëvizja këmbët, ndjeja se po ngrija pesha, që peshonin një ton”, shtoi ai.

Megjithatë, kolla dhe ethet janë tregues të besueshëm të këtij virusi, sipas OBSH.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu