Kujt i’u ofruan 5 milionë euro për të formuar Qeverinë me Nikolla Gruevskin?!

Njërit prej liderëve të partive shqiptare që fituan më pak deputetë në zgjedhjet e 11 dhjetorit iu ofruan 5 milionë euro, plus Platforma e partive shqiptare pa Prokurorinë Speciale, për të formuar Qeverinë me VMRO-DPMNE dhe BDI, bën të ditur INA.

Emri i liderit të partisë është i njohur për redaksinë dhe se takimi ka ndodhur në njërin prej hoteleve luksoze të Shkupit.

“Oferta është bërë , kur lideri i asaj partie është ftuar në takim nga një funksionarë i lartë i BDI-së, ku më pas është shfaqur edhe një nga krerët vendimtar të VMRO-DPMNE-së, ku i është premtuar se gjitha pikat e Platformës pranohen, përveç Prokurorisë Speciale, ndërsa plus do të jenë në dispozicion edhe 5 milionë euro”, theksuan për INA, burime partiake që janë të njohur me këtë ngjarje.  Paratë janë ofruar nga VMRO-DPMNE, ndërsa lobues kanë qenë përfaqësues të lartë në BDI që po bëjnë përpjekje për koalicionim me partinë e Gruevskit dhe jo me LSDM.

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu