Meridiani tallet keq me Einxhel pas rikthimit në Big Brother

Meridiani ka thumbuar Einxhel pas rikthimit brenda shtëpisë së Big Brother. Einxhel ishte e eliminuara e puntatës së djeshme por kishte një biletë kthimi. Meridiani, pas daljes nga shtëpia ka bërë shumë deklarata lidhur me banorët, ku më shumë ka sulmuar Donaldin, lidhur me vendimin për ta çuar në nominim, i cili rezultoi fatal për të.

Së fundmi, ai ka thumbuar Einxhlin, duke postuar një poll në Instagramin e tij, ndërsa ka shkruar dhe një pyetje për ndjekësit: “Kur shkoni me pushime si e preni biletën ju?” dhe alternativat e mundshme janë “Vajtje” dhe “Vajtje-Ardhje”. Më pas, ai ka pyetur ndjekësit “A beson tek fati”, krahas fotos së një fallxhoreje. Kjo është parë si një thumb ndaj moderatores pasi është etiketuar më parë si “fallxhorja” nga Ilir Shaqiri.

Kujtojmë që Meridiani u përfshi në një debat të ashpër me Balina Bodinakun pasi kjo e fundit tha se ka dhënë informacione të rreme sa i përket Borës dhe Donaldit. Ai pati një përplasje virtuale dhe me vëllain binjak të Donaldit, Romeon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu