Ndizen tensionet Turqi-Izrael! Erdogan: Nëse ka një tiran në botë, ai je ti

Duke iu referuar kryeministrit izrelit, Benjamin Netanyahu, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se, “Nëse ka një tiran në botë, ai je ti.

Netanyahu dje tha se Izraeli është “një shtet komb, jo i të gjithë qytetarëve të saj, por vetëm i popullit hebre”.

Erdogan po ashtu kritikoi Izraelin për sulmin ndaj kompleksit të xhamisë Al-Aksa, duke theksuar se kombi turk do të ngre zërin për çdo sulm kundër xhamisë.

Ai shtoi se Turqia do të qëndroj kundër çdo sulmi izraelit që synon xhaminë Al-Aksa dhe se populli turk nuk do të heshtë, edhe nëse pjesa tjetër e botës nuk pranon të flasë.

Presidenti turk po ashtu theksoi se Turqia do të vazhdoj luftën për Kudsin derisa qyteti të administrohet në një mënyrë të përshtatshme me rëndësinë e saj për botën islame.

Më tej, Erdoğan paralajmëroi Izraelin se Turqia do të kërkoj nga Izraeli të japë llogari para komunitetit ndërkombëtar për sulmet mbi kompleksin e xhamisë Al-Aksa.

Tensionet në Kuds janë rritur që nga muaji shkurt, kur policia izraelite mbylli për një kohë të shkurtë portën e xhamisë Al-Aksa, duke shkaktuar protesta palestineze.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku dhe ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës arabo-izraelite në vitin 1967, si dhe aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980 në një masë që asnjëherë nuk u njoh nga komuniteti ndërkombëtar.

Presidenti turk po ashtu kritikoi krerët evropiane, të cilët morën pjesë në samitin arabo-evropian të mbajtur në Egjipt, menjëherë pas një ekzekutimi masiv të të rinjve nga preseidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi.

“Si mund të pranoni ftesën e Sisit, ndërkohë që dënimi me vdekje në BE është i ndaluar… Edhe ai është organizator i një masakre”, deklaroi Erdoğan.

Egjipti ka mbetur i rrethuar nga dhuna dhe trazirat që kur ushtria në një grusht shteti në vitin 2013 rrëzoi presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë të lirë në vend, Mohamed Morsi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu