Në kulmin e debatit për shkarkimin e Presidentit, “Defender Europë 2021” bën bashkë Ramën dhe Metën

Stërvitja ushtarake amerikane “Defender Europë 2021” ka bërë bashkë Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta.

Në kulmin e debatit, për shkarkimin e Kreut të Shtetit, sot Rama dhe Meta janë reshtuar krah njëri-tjetrit, ku edhe do të mbajnë fjalim para përfaqësuesve të NATO-s.

Nis në Portin e Durrësit stërvitja e madhe, me dislokimin që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Europë, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi”, shkruan Rama në Facebook.

Kërkesa për shkarkim

Kërkesa për shkarkimin e presidentit Meta u formalizua dje nga 50 deputetë socialistë të Kuvendit, mes të cilëve dhe dy nga opozita parlamentare. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se kërkesa për shkarkimin e kreut të shtetit është bërë për shkak se para dhe gjatë fushatës elektorale, Presidenti Meta sipas tij “ka kryer veprime në kundërshtim me Kushtetutën e vendit”- tha Balla.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu