SHBA-ja dënon djegien e veturave në veri të Kosovës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka dënuar djegien e veturave me targa RKS në veri të Kosovës, në dy ditët e fundit.

Në një postim në Twitter, Hovenier rikthyer mesazhin që e pati publikuar në Twitter më 2 nëntor, kur në veri digjeshin veturat me targa RKS.

Hovenier ka shkruar: “Fatkeqësisht, më duhet ta përsëris këtë mesazh”.

“SHBA-ja dënon djegien apo shkatërrimin e pronës dhe çfarëdo përpjekje që pengon ata me ose që synojnë të marrin targa RKS nën ligjet e Kosovës. Këto janë akte kriminale”, – pati shkruar Hovenier në Twitter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu