SHBA “shuplakë” Serbisë, ish-ambasadori: Ja pse Kosova duhet të mos ngutet me Asociacionin

Kristofer Hill, Gabriel Escobar, Jeffrey Hovenier, James O`Brien dhe Michael Murphy. Është kjo pesëshja e re diplomatike amerikane e cila do të angazhohet për zgjidhjen e krejt punëve të papërfunduara deri tani në Ballkanin Perëndimor.

Këtu hyn edhe dialogu mes Kosovës e Serbisë, që tash e 10 vjet s`ka marrë epilog.

Presioni që kjo të ndodh, sipas ish-ambasadorit të Kosovës në Amerikë, Avni Spahiu do të jetë i lartë me ardhjen e diplomatëve të ri, të cilët u përzgjodhën me “aminin” e presidentit amerikan, Joe Biden.

“Administrata e Biden do të merret më me seriozitet me çështjen e Kosovës, raportet me Serbisë dhe Kosovës, dëshiron të sigurojë një zgjidhje që nënkupton njohje reciproke mes të dyja vendeve”, u shpreh Spahiu.

Ish-kryediplomati në Uashington kur foli për presionet, tha se Kosova nuk duhet të ngutet me themelimin e Asociacionit, pa e kuptuar se çfarë do të japë Serbia në këmbim.

“Ne nuk kemi parë se çfarë ka qenë kompromisi i Serbisë lidhur me këtë kur ka kërkuar Asociacionin. Çfarë ka ofruar Serbia. Serbia në asnjë variant nuk ka paralajmëruar njohje të mundshme. Andaj pse Kosova ta bëjë këtë”, theksoi Spahiu.

Emërimi i këtij ekipi special po vlerësohet të jetë edhe një “shuplakë” e Amerikës ndaj një rivali të saj të moçëm në rajon.

Është përgjigje ndaj sfidave të reja që po ndodhin në rajon me një radikalizim të diskursit diplomatik e politik të Serbisë dhe Rusisë ndaj rajonit. Është përgjigje ndaj tyre”, vlerësoi Spahiu.

Diplomatët me nam amerikanë do të kenë role të ndara në Ballkan.

Kristofer Hill do të udhëheqë ambasadën amerikane në Beograd. Jeffrey M. Hovenier atë në Prishtinë. Kurse Michael Murphy do të jetë ambasador në Bosnje Hercegovinë.

James O’Brien është nominuar nga Joe Biden si koordinator për politikat e sanksioneve e Gabriel Escobar si zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit që do të merret me rajonin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu