Shkodran Tolaj fiton edicionin e IV “Grand prix” si artisti më i suksesshëm në RMV për vitin 2021

Shkodran Tolaj mbetet një nga artistët më të suksesshëm të skenës sonë i cili viteve të fundit ishte i pandalshëm në projektet që solli si “Nga Shkupi në Prekaz”, “Gjaku i Kastriotit”, “Heroi i zemrës” , “Shkupi Dardan” e shumë të tjera

Në një atmosferë spektakli, në prezencë të personaliteteve të shumta të fushave të ndryshme që u zgjodhën si më të dalluarit në kulturën e RMV- së për vitin 2021 si: Bajrush Mjaku, Valmir Aziri, Arjana Grubi, Arifikmet Xhemaili, Zeni Ballazhi, Leonora Poloska, Visar Rexhepi, Besiana Mehmedi, Teuta Ajdini Jegeni, Diana Toska, me të ftuar nga Kosova e Shqipëria: Edon Ramadani, ansambli “Zanat”, Petri Bozo e shumë të tjerë u shpall fituesi i edicionit të IV- të “Grand prix” Shkodran Tolaj i cili mori “Best of the best”.

Shkodran Tolaj këtë çmim e pranoi nga RTV 21 dhe fituesja e edicionit të tretë Miranda Hashani e cila u ndje e lumtur që këtë çmim e dorëzon në duar të një artisti të fushës klasike por dhe të një këngëtari të muzikës mbarëkombëtare epike që Maqedoninë e Veriut ka bërë revolucion me punën e tij si artist dhe si drejtues i palodhshëm i ansamblit shqiptar të këngëve e valleve popullore shqiptare!

Tolaj mbetet një nga artistët më të suksesshëm të skenës sonë i cili viteve të fundit ishte i pandalshëm në projektet që solli si “Nga Shkupi në Prekaz”, “Gjaku i Kastriotit”, “Heroi i zemrës” , “Shkupi Dardan” e shumë të tjera! Ndryshe Shkodrani në këtë spektakël këndoi këngën e njohur “Fjalët e qiritit” me mesazh të fuqishëm që vetëm puna mund të na shpiej drejt suksesve. Në momentin e fitores interpretoi “Shkupi Dardan” në shenjë respekti për Shkupin si kryeqendër e bashkimit të shqiptarëve, si falemnderim për vlerësimin nga RTV 21 dhe gjithë shqiptarët në RMV!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu