Tre hapa si të gjeni nuancat e lëkurës suaj dhe për çfarë ju shërbejnë

Ju me siguri e dalloni lehtësisht ngjyrën e lëkurës, por keni dëgjuar ndonjëherë për atë që njihet si nuancë e lëkurës. Ndonëse duken si e njëjta gjë, në fakt nuk është kështu

Nuanca ose nëntoni i referohet ngjyrës “së poshtme” të lëkurës dhe mund të jetë e dobishme përsa i përket zgjedhjes së kremit pudër, grimit, ngjyrave të rrobave etj.

Toni i lëkurës është ngjyra që shihni menjëherë në pasqyrë – e hapur, e lehtë, mesatare, e errët, diçka e ndërmjetme etj. Toni i lëkurës suaj mund të ndryshojë në varësi të faktorëve si ekspozimi në diell, por njerëzit zakonisht e dinë se çfarë ngjyre kanë.

Po nëntoni (nuancë) si ndahet?

▪ Nuanca e ngrohtë: lëkura ka ngjyrë të verdhë, pjeshkë ose të artë
▪ Nuanca të ftohta: keni nuanca rozë ose blu
▪ Nuanca neutrale: keni një përzierje ngjyrash

Si mund ta dalloni nuancat e lëkurës?

1. Dukeni më mirë me bizhuteri ari apo argjendi? Nëse përgjigjja është ari, keni tone të ngrohta. Nëse është argjend, keni nuanca të ftohta. Nëse nuk vini re ndonjë ndryshim, me siguri keni tone neutrale.

2. Kur visheni me të bardha, lëkura duket rozë apo e bardhë? Nëse lëkura duket pak rozë, keni ton të ftohtë; nëse duket e verdhë, toni është i ngrohtë dhe nëse nuk vini re ndryshim, jeni të ngjyrat neutrale, shkruan Anabel.

3. Çfarë ngjyre kanë venat? Jeshile apo blu? Nëse janë blu ose vjollcë, keni tone të ftohta. Nëse janë jeshile, jeni te nuancat e ngrohta. Nëse ngjyra është një përzierje e të dyjave, atëherë bëni pjesë te kategoria e toneve neutrale.

Nëse vini re se keni tone të ngrohta, mund të përdorni buzëkuq në ngjyrë të kuqe ose nuancat portokalli si edhe pak blush. Nëse jeni te tonet e ftohta, qëndroni te ngjyrat pastel.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu