Një person i zhveshur është hedhur në një kopsht zoologjik të mbyllur.
Personi e ka pësuar keq pasi dy luanë e kanë ‘shqyer’ atë për ushqim.
Ngjarja ka ndodhur në Kili. Djali 20-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në këtë incident, ndërsa dëshmitarët thonë se janë tronditur nga kjo ngjarje.
Gjatë sulmit, roja ka ndërhyrë menjëherë duke vrarë dy luanët e egër. Ndërkaq personi i sulmuar po merr ndihmë në spital.
Nuk dihet se si i riu u gjet mes luanëve.