Vendi nën “pushtetin” e të ftohtit, si luhaten temperaturat sot

Vijon ndikimi i të ftohtit polar në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët por shume të ftohtë, ku verilindja e Shqipërisë mbetet gjatë gjithë 24 orëshit me ngrica. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat përgjatë kufirit lindor por pa sjellë reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga –8°C deri në 10°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa
Një ciklon i fuqishëm ka përfshirë Europën Lindore dhe pjesërisht Qendrore duke diktuar reshje të dendura dëbore dhe stuhi të forta ere. Ndërsa kthjellimet do jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të Europës dhe kryesisht me diell paraqitet Rajoni i Mesdheut.

Kosova
Republika e Kosovës do të paraqitet me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta orët e para të ditës. Por duke ju afruar mesditës moti kthjellohet në pjesën më të madhe të territorit ndërsa vranësira të lehta mbeten në zonat veriore dhe juglindore por temperaturat e ajrit do vijojnë të jenë në vlera negative gjatë gjithë ditës.

Maqedonia e Veriut
Vijon ndikimi i masave ajrore kontinentale mbi republikën e Maqedonisë së Veriut duke kushtëzuar mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare gjatë gjithë ditës. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë natës dhe deri mëngjesin e ditës së premte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu